
Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke uruar babanë e saj Dukagjin Lipa për ditëlindje.
Ajo publikoi disa fotografi të tyre së bashku, përfshirë edhe pamje të papublikuara nga fëmijëria, ndërsa në përshkrim shkroi:
“Gëzuar ditëlindjen binjaku im më i mirë. Të dua shumë”.
Dukagjin Lipa njihet gjithashtu si një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës dhe ka qenë një mbështetje e madhe në rrugëtimin e Duas drejt suksesit ndërkombëtar.



