
Janë bërë dy muaj nga ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi, një humbje e rëndë që tronditi gjithë shqiptarët.
Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka zgjedhur ta kujtojë me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“Dy muaj pa ty, Shpat. Mungesë shpirti, përjetë”, ka shkruar ajo, duke shprehur boshllëkun e madh që ka lënë mungesa e tij.

Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, në fund të muajit nëntor, si pasojë e një ataku kardiak. Ai ndodhej në Itali së bashku me familjen, ku kishin shkuar për trajtimin mjekësor të djalit të tyre, Roelit.
Ndërkohë, Selvija ka bërë të ditur se ka siguruar leje qëndrimi në Itali, për të vijuar trajtimin mjekësor të djalit.



