SHOWBIZZ

Dy vajza mes autorëve të dyshuar për vdekjen e nipit të këngëtares shqiptare

Dy vajza mes autorëve të dyshuar për vdekjen e nipit të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Croydon, ku 22-vjeçari me origjinë shqiptare Lorik Abazi, i këngëtares së njohur Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, humbi jetën pas një sulmi me thikë në zonën Hesterman Way, më 15 shkurt. I riu u gjet nga policia dhe Shërbimi i Ambulancës së Londrës me plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

Policia ka arrestuar disa persona në lidhje me ngjarjen: dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar si të dyshuar për vrasje. Dy meshkuj 21-vjeçarë, të cilët u dërguan në spital, janë arrestuar për përleshje, njëri me lëndime serioze dhe tjetri pasi u lirua nga spitali. Gjithashtu, dy vajza të tjera, 21 dhe 22 vjeçe, u arrestuan për të njëjtën vepër; 21-vjeçarja është liruar me kusht, ndërsa 22-vjeçarja mbetet në paraburgim.

Autoritetet kanë bërë thirrje për dëshmitarë që të ndihmojnë hetimin duke dorëzuar pamje nga kamerat e sigurisë apo kamera makinash përmes Portalit Publik për Incidente të Mëdha.