SHOWBIZZ

"E humbët!" Zendaya dhe Tom Holland janë martuar!

"E humbët!" Zendaya dhe Tom Holland janë martuar!  


Aktorja Zendaya dhe aktori Tom Holland dyshohet se janë martuar në fshehtësi.

Lajmi u bë publik nga stilisti i hershëm i aktores, Law Roach, gjatë një interviste për Access Hollywood në tapetin e kuq të SAG Awards 2026, të dielën.

"Dasma ka ndodhur tashmë. Ju e keni humbur”, tha ai, duke shtuar: Është plotësisht e vërtetë.

Muajin e kaluar, nisën spekulimet për një martesë të mundshme sekrete pasi Zendaya u pa me një unazë të thjeshtë ari në gishtin e unazës së dorës së majtë, në vend të unazës me diamant 5-karatësh që kishte mbajtur më parë.