SHOWBIZZ

E mbani mend ‘markezen’? Kylian Mbappé në një romancë me yllin e serialit “Élite”!

E mbani mend ‘markezen’? Kylian Mbappé në një

Kylian Mbappé dhe aktorja spanjolle Ester Expósito janë në qendër të lajmeve rozë pasi po qarkullon njëvideo qarkulloi në rrjetet sociale ku ata shihen duke dalë së bashku nga një hotel në Paris.

Sulmuesi i Real Madridit shihet duke dalë nga ndërtesa i shoqëruar nga sigurimi, ndërsa nxiton drejt një automjeti që po e priste.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se Ester Expósito ishte tashmë brenda në makinë, gjë që menjëherë nxiti një valë të re spekulimesh për lidhjen mes yllit francez dhe aktores së njohur më së shumti për serialin e suksesshëm Élite.

E mbani mend ‘markezen’? Kylian Mbappé në një E mbani mend ‘markezen’? Kylian Mbappé në një   E mbani mend ‘markezen’? Kylian Mbappé në një  

Videoja nuk është i vetmi detaj që ka shtuar thashethemet rreth çiftit. Vetëm pak ditë më parë, një influencuese ndau disa foto ku Mbappé dhe Expósito shiheshin duke darkuar së bashku në një restorant në kryeqytetin francez dhe në një tjetër foto, duke u puthur në një klub nate.