SHOWBIZZ

Einxhel Shkira për krisjen e miqësisë me Argjirën dhe Fjoralbën: "Ndonjëherë zhgënjehesh"

Einxhel Shkira për krisjen e miqësisë me Argjirën dhe

Einxhel Shkira ka folur hapur për krisjen e miqësisë me Argjira Spancën, Graciano Taganin dhe Fjoralba Ponarin gjatë një interviste në emisionin "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmani.

Moderatorja tha se marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë, duke theksuar se ndonjëherë miqësitë janë të bukura për aq kohë sa zgjasin dhe se ka pasur momente kur nuk i ka ndjerë pranë kur ka pasur nevojë.

Ajo tregoi se një nga momentet që e zhgënjeu ishte kur theu këmbën dhe në media qarkulluan lajme sikur ishte një aksident i rëndë, por sipas saj disa prej miqve nuk reaguan siç priste.

Sa i përket “unfollow” në rrjetet sociale, Einxhel pranoi se ishte një veprim i bërë në moment gjaknxehtësie. Megjithatë, ajo la të kuptohet se disa marrëdhënie thjesht ndryshojnë me kalimin e kohës.

“Ta them të drejtën, Arbana, disa gjëra janë shumë të bukura për aq sa zgjasin. Nuk është se miqësitë mbarojnë, thjesht ndonjëherë ndodh që njerëzit nuk janë gjithmonë aty për mua, kur kam nevojë.

Unë theva këmbën. Atë ditë dolën lajme sikur ishte një aksident tragjik dhe sikur mund të vdisja. Ndoshta njerëzit nuk e dinin që ishte thjesht një thyerje këmbë, por lajmet u interpretuan sikur ishte diçka shumë e madhe. Dhe ndoshta, kur i do shumë dhe pret shumë nga njerëzit, ndodh që zhgënjehesh.”