
Një moment i papritur gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova e vuri Elijonën në një situatë të sikletshme, pasi një pyetje nga publiku e zuri të papërgatitur.
Një ndjekës e pyeti: “A mendon se mund të bëhesh shoqe me të dashurën e Klodit, nëse ju të dyja do sqaroheshit?”
Elijona pranoi se nuk kishte asnjë informacion për partneren e tij dhe se pyetja e kishte befasuar.
“Nuk e njoh, nuk e kam idenë kush mund të jetë e çfarë njeriu mund të jetë, nuk e di, por nëse veç më bie të njoftohem si shoqe e Klodit me të dashurën e Klodit edhe siç po e cek edhe vetë pyetja, të sqarohemi, të njoftohemi, ndoshta, nuk e di", -u përgjigj banorja.



