SHOWBIZZ

Ellie Goulding bëhet nënë në Ditën e Gruas, ndan momentin e ëmbël

Ellie Goulding bëhet nënë në Ditën e Gruas, ndan

Ellie Goulding është bërë mami sërish!

Këngëtarja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, të parin me partnerin Beau Minniear, të premten më 6 mars. Ajo ndau lajmin e bukur dhe një foto të vajzës së porsalindur.

Në postimin e saj, Goulding tregoi se ajo dhe partneri i saj janë “tërësisht të fiksuar” pas vogëlushes së tyre.

“Të premten linda një vajzë të bukur dhe të shëndetshme. Jemi totalisht të dashuruar pas saj,” shkroi ajo. “Ishte shumë domethënëse që kalova Ditën e Gruas me të dhe me ekipin e jashtëzakonshëm të grave në St Mary’s, të cilat më ofruan mua dhe bebit tim kujdes dhe mirësi të jashtëzakonshme.”

Këngëtarja shtoi gjithashtu se ardhja e vogëlushes ka sjellë shumë gëzim në familjen e saj, sidomos sepse djali i saj Arthur Jopling, 4 vjeç e gjysmë, është shumë i lumtur që është bërë vëllai i madh i “këtij engjëlli të vogël”.

Arthur është djali i saj i madh nga martesa e mëparshme me Caspar Jopling.

Ellie Goulding bëhet nënë në Ditën e Gruas, ndan Ellie Goulding bëhet nënë në Ditën e Gruas, ndan