
Një video e banorit të Big Brother VIP Albania 5, Stenaldos, ku ai shihet duke drejtuar një makinë, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka nxitur debate të shumta. Shumë ndjekës shprehën shqetësim për faktin se Stenaldo është i verbër.
Pas reagimeve, tezja e tij, Zana Kati, sqaroi se videoja është regjistruar rreth pesë vite më parë, gjatë një provë të shkurtër me familjarë dhe miq. Ajo theksoi se Stenaldo gjithmonë ka pëlqyer adrenalinën dhe eksperiencat e reja, ndërsa komentet negative nuk i shqetësojnë.
"Ai do të provojë gjithçka! Ajo video është bërë 5 vjet më parë, e ka bërë xhiron me shokun e tij që kishte dëshirë ta provonte makinën. Kemi qenë të gjithë aty. Ka bërë një xhiro të shkurtër. Ai e ka qejf adrenalinën. Komentet negative s’na bëjnë përshtypje për videon me makinë, për ne i rëndë është ofendimi që i ka bërë Rogerti", -u shpreh tezja e banorit.



