
Mira Konçi ka ndarë detaje nga jeta e saj private gjatë një interviste në E Diell, në rubrikën “Galeri”.
Në një bisedë me Ed Manushi, artistja kujtoi ditën e dasmës si një moment shumë të lumtur, pavarësisht se ishte në moshë të re. Ajo theksoi se gjithçka ndodhi natyrshëm dhe se ajo periudhë ishte shumë e bukur për të.
Konçi ndau gjithashtu një foto të rrallë me motrën dhe vëllain, duke treguar se edhe në familjen e saj gjërat kanë ardhur spontanisht dhe pa shumë planifikim.
“Gëzimi i madh. Megjithëse isha shumë e re. Erdhi shumë natyrshëm. Ishte periudhë shumë e bukur kur u njoha me Shpëtimin. Çdo gjë erdhi natyrshëm. Me ne tre fëmijët është shumë e çuditshme, ne të tre, edhe motra dhe vëllai na kanë ardhur kështu punët. Kam dy fëmijë, Era dhe Drini. Era bëri 30 vjeç pak javë më parë, ndërsa Drini bëri 26 vjeç”, u shpreh ajo.



