
Gazetari Ronaldo Sharka ka pyetur Gerta Gixharin për një lajm që po qarkullon në mediat online se një projekt televiziv mund ta bashkonte atë me Rozana Radin në rolin e bashkë-prezantueseve.
Por Gerta ka reaguar menjëherë, duke i hedhur poshtë këto zëra dhe ka shprehur habinë e saj për këtë ide.
“Me thënë të drejtën, unë asnjëherë nuk kam bërë një emision me bashkëprezantues. Kam qenë gjithmonë vetëm. Tani po e dëgjoj këtë,” u shpreh ajo.



