
Pas daljes nga BBVA, Gimbo ka folur për situatën e Gjestit, gjatë një interviste në Goca dhe Gra.
Ai u shpreh se Gjesti është në gjendje të mirë emocionale dhe familjare, duke theksuar se çështja tashmë është në proces gjyqësor dhe do të zgjidhet nga drejtësia.
Gimbo shtoi se lajmi për arrestimin e tij ishte i papritur për të.
“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur, edhe tani është në proces gjyqësor, ligji vendos, e kanë në dorë ata. Ne për momentin jemi shumë mirë. Është mirë nga ana emocionale, familjarët i ka shumë mirë”, tha Gimbo pa dhënë shumë detaje.
pyetur për eksperiencën në reality show, ai pranoi se është ndjerë i favorizuar për shkak të miqësisë me Gjestin, duke theksuar se kjo i ka dhënë siguri gjatë lojës dhe duke falënderuar publikun për mbështetjen.
“Po pa dyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt se ka qenë një influencë shumë e madhe, edhe u jam falënderues shumë atyre që më kanë mbështetur”.



