SHOWBIZZ

Gjesti, banori më i paguar pas BBV? Gazetarja zbulon shifrat: “15 mijë euro koncerti…”

Gjesti, banori më i paguar pas BBV? Gazetarja zbulon shifrat: “15

Gazetarja Klotilda Harka ka komentuar banorët e “Big Brother VIP 4” gjatë një interviste në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën

E pyetur se sa do të paguhet Gjesti për një koncert pas “Big Brother VIP”, ajo tha:

"Unë e di që Jozi, kur doli herën e parë, kishte kërkuar 10 mijë euro për një koncert. Patjetër që Gjesti do ta ketë 10 mijëshen të sigurt. Por ndoshta mund të shkojë edhe 15 mijë euro, sepse me koncertet që do të bëjë pas Big Brother, do t’i ketë të gjitha datat e zëna dhe natyrisht që do të shfrytëzojë sa më shumë maksimumin e ditëve, ku fama është në kulmin e saj. Se dihet pastaj që fama bie dhe bie edhe çmimi. 

Por sa fitojnë banorët e “Big Brother VIP” nga postimet që bëjnë në Instagram pas BBV?

"Mund të fillojnë nga 50 euro për një postim, varet nga personazhi. Dhe mund të kapin shifra marramendëse. Kam dëgjuar edhe 2 mijë euro për një postim."

Sa u përket finalistëve, Harka u shpreh se personazhi më i kërkuar në industrinë e marketingut dhe biznesit do të jetë Gjesti, pas tij Egli, më pas Rozana dhe i fundit Laerti.

Poll