SHOWBIZZ

Heidi Baci flet e prekur pas deklaratave të Romeos: “M’u duk fyese”

Heidi Baci flet e prekur pas deklaratave të Romeos: “M’u duk

Heidi Baci ka reaguar publikisht në emisionin Wake Up pas deklaratave të ish-partnerit të saj, Romeo Veshaj, për marrëdhënien e tyre.

Moderatorja u shpreh e lënduar dhe e zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar ndarja në publik, duke theksuar se për të kjo lidhje ka qenë shumë e rëndësishme dhe reale.

Ajo kundërshtoi idenë se marrëdhënia ka qenë e shkurtër apo sipërfaqësore, duke theksuar se ka pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja të sinqerta. Sipas saj, mënyra si është paraqitur historia në media dhe nga persona të tjerë ka qenë fyese dhe e pasaktë.

Heidi Baci shtoi se nuk do të tallej kurrë me ndjenjat e saj apo të publikut që e ka mbështetur, duke nënvizuar se gjithçka që ka përjetuar ka qenë e vërtetë dhe me peshë për të.

Reagimi i plotë:

“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është paraqitur në publik. Janë disa gjëra që nuk më pëlqejnë, nuk më pëlqen kur flasin për këndvështrimin tim. Në këndvështrimin tim nuk ka qenë një gjë 3-mujorshe, kështu si u paraqit.

Unë do të flas gjithmonë për veten time, ka pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja. Për sa i përket pastaj edhe pjesës së dy orëshit, tre orëshit, tre mujorëshit, kjo tallja, unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njoh, nuk ia njihja ekzistencën, duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi, nuk më pëlqeu dhe m'u duk fyese. Nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime.

Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha me ndjenjat e publikut që më kanë mbështetur, dhe sidomos me të miat. Çdo ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalët. Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua”, tha ajo.