SHOWBIZZ

'Hyrrem' dhe 'Sulejmani' gati për rikthimin madhështor pas 15 vitesh!

'Hyrrem' dhe 'Sulejmani' gati për rikthimin

Adhuruesit e serialeve turke po presin një ngjarje të madhe!

Plot 15 vite pas bashkëpunimit të tyre të famshëm në serialin historik “Sulejmani i Madhërishëm” (Muhteşem Yüzyıl), aktorët e njohur Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli do të bëhen sërish bashkë në një projekt të ri kinematografik.

Të dy yjet fituan famë ndërkombëtare me rolet e tyre ikonike si Sulltan Sulejmani dhe Sulltanesha Hyrrem (2011-2014), në një prej serialeve më të suksesshme të prodhuara ndonjëherë në Turqi. Ai u ndoq nga miliona njerëz në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Amerikën Latine, duke u transmetuar në më shumë se 100 shtete. Prej vitesh, fansat kanë kërkuar me ngulm t’i shohin sërish bashkë në një projekt të ri.