
Juela ka bërë një rrëfilm emocional në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë një bisede me Edisën.
Ajo rrëfeu humbjen tragjike të ish-partnerit të saj, i cili u gjet i vrarë bashkë me motrën, një ngjarje që ndodhi në fillimet e pandemisë së COVID-19. Juela tregoi se kishte folur me të vetëm 20 minuta para se të mësonte lajmin e rëndë, i cili fillimisht i erdhi nga një e njohur në Angli dhe më pas u konfirmua në media.
E tronditur, ajo kujtoi momentin si një nga më të vështirët e jetës, sidomos në një kohë kur aeroportet po mbylleshin dhe lëvizjet ishin të kufizuara.
“Më shkruan kjo mua nga Anglia… ke folur? Po kam nja 20 minuta, është rrugës për shtëpi. ‘Jo’, më tha, ‘provoje me e marrë në telefon’. Lajmi kishte dal atje në televizion shqiptar… me shkronja ‘motër, vëlla… gjenden të vrarë në oborr të shtëpisë’. E mbaj mend që më ka marrë me video-call vajza nga Anglia. S’mora vesh asnjë gjë veç që kam hedh pjatat përtokë. Ka qenë e vështirë shumë. Ishte nata kur aeroportet po mbylleshin… shumë e vështirë ta pranoja me veten që ai nuk jetonte më”, rrëfeu ajo.



