SHOWBIZZ

Kapen “mat” Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, publikohen pamjet duke u puthur

Kapen “mat” Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, publikohen pamjet duke

Pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale kanë konfirmuar dyshimet për një lidhje mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Dyshja janë filmuar në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer dhe duke shkëmbyer puthje, duke bërë që pamjet të bëhen shpejt virale.

Prej kohësh në media kanë qarkulluar aludime për një romancë mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve nga partnerët e mëparshëm: Xhensila nga aktori Bes Kallaku dhe Ledri nga blogerja Sara Hoxha. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht një lidhje.

Kapen “mat” Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, publikohen pamjet duke

Madje, pak kohë më parë reperi kishte mohuar zërat për një romancë, duke theksuar se mes tyre ka vetëm miqësi.

“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,” –është shprehur ai në një intervistë.