SHOWBIZZ

Klodi pranon pëlqimin për Elijonën jashtë BBVK: "Nuk e kam thënë në shtëpi sepse..."

Klodi pranon pëlqimin për Elijonën jashtë BBVK: "Nuk e

Në “Post Big Brother”, Klodian Mihaj ka surprizuar duke pranuar se ka pasur pëlqim për Elijona Binakajn, ndonëse gjatë qëndrimit në shtëpi ishte treguar më i rezervuar.

Ai u shpreh se arsyeja pse nuk e kishte bërë publike ndjenjën e tij ishte frika se do të perceptohej si tradhtar, pasi kishte një lidhje jashtë formatit.

“E kam menduar se dal si tradhtar nëse them se më pëlqen dikush. Nuk ka qenë e lehtë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Elijona reagoi duke thënë:

“Normal që u çlirova, më në fund e tha. Unë shumë shpesh i kam thënë se nuk është i sinqertë me veten e vet, nuk kam dashur t’ia nxjerr me zor. Edhe unë e kam marrë rrezikun që i kam shprehur pëlqim."

Tashmë mbetet për t’u parë nëse raporti i tyre do të zhvillohet më tej jashtë shtëpisë së Big Brother-it.