SHOWBIZZ

“Kujton se po na plas tr*pi për ty”, Jasmina Kadriu zbulon prapaskenat e BBVK

“Kujton se po na plas tr*pi për ty”, Jasmina Kadriu zbulon

Pas daljes nga Big Brother Kosova, Jasmina Kadriu ka zgjedhur të thyejë heshtjen. E ftuar në emisionin “Më prit të dielën” me Ermal Peçi, ajo ndau rrëfime ekskluzive për prapaskenat e reality show-t, duke ngritur akuza të forta ndaj produksionit. Sipas saj, trajtimi i pabarabartë, neglizhenca dhe komentet fyese kanë qenë pjesë e përditshmërisë së saj brenda shtëpisë, ndërsa disa deklarata pas daljes kanë sjellë edhe reagime të ashpra, përfshirë mesazhe si “Mosmirënjohëse” dhe “Sa e pështirë”.

“Unë edhe kur kam pasur debate, edhe kur më kanë ofenduar në mënyrë denigruese, asgjë nga këto nuk është dhënë as në ekran, as në mediat sociale. Madje shkonin deri aty sa i jepnin direktiva edhe banorëve të tjerë për të më shmangur. P.sh. i afrohesha Albes, më largohej. E bënin të gjithë. Kur dola, më thanë te të afërmit: ‘Ku ishe? S’të pamë në TV.’”

Jasmina vijon rrefimin duke thënë se edhe në ditën kur ajo ishte sëmurë, përgjigja që kishte marrë në dhomën e rrefimeve ishte skandaloze:
“Me thanë në dhomën e rrefimeve: ‘Kujton se po na plas trp për ty?’”

Pas daljes së saj, ajo lëshoi disa deklarata në Kosovë, që, mesa duket, kanë nxitur edhe reagimin e Olsa Muhametit. Jasmina i tregon Ermalit se ajo i shkruajti: “Sa e pështirë” dhe “Mosmirënjohëse”.
Për të mos menduar publiku se ajo mund t’i sajojë këto historira, Ermali i kërkon Jasminës t’i tregojë bisedat, gjë që ajo e bën menjëherë duke ia treguar komunikimet me Olsen në Instagram.