SHOWBIZZ

Kush e fiton Big Brother-in, sipas vetë banorëve

Kush e fiton Big Brother-in, sipas vetë banorëve

Pak javë finales së Big Brother VIP Albania 5, banorët kanë dhënë mendimet e tyre për fituesin e mundshëm të këtij edicioni.

Gjatë një sfide nga “Vëllai i Madh”, secili prej tyre u përball me pyetjen se kush e meriton çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Mali zgjodhi Stenaldon, duke e vlerësuar për guximin dhe frymëzimin që i ka dhënë.

Stenaldo u mbështet edhe nga Nikol, ndërsa vetë ai zgjodhi Malin.

Shëndriti zgjodhi Selin, duke theksuar kontributin e saj që nga dita e parë.

Selin deklaroi se Rogerti nuk duhet ta fitojë, ndërsa për finale mbështeti Brikenën.

Rogerti dhe Edisa zgjodhën Mirin si fitues.

Brikena dhe Mateo mbështetën njëri-tjetrin.

Ndërsa Miri dhe Juela zgjodhën Rogertin, duke e cilësuar si një nga banorët më me ndikim.