SHOWBIZZ

Laerti flet pas BBVIP: "Kam fituar shumë më tepër se vlera monetare"

Laerti flet pas BBVIP: "Kam fituar shumë më tepër se vlera

Një nga figurat më të spikatura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Laert Vasili, ka ndarë emocionet e tij pas përfundimit të rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“E dija që dyshja përfundimtare do të ishte Rozana dhe Gjesti, televotimi e ka treguar."

Edhe pse nuk doli fitues, aktori i njohur u shpreh se për të ky format ka qenë një përvojë transformuese.

"Një Laert më i përmirësuar se ai që hyri në fillim. Kam fituar shumë më tepër se vlera monetare, kam fituar miq dhe një Laert më të mirë sesa ai që hyri", -u shpreh ai.

Sa u përket planeve për të ardhmen, aktori tha:

"Do të vazhdoj punën time në teatër dhe nuk e di nëse realizohen projektet që i kam si ëndërr.”