SHOWBIZZ

Leonora Jakupi ndan foton e parë me të dashurin!

Leonora Jakupi ndan foton e parë me të dashurin!

Këngëtarja dhe opinionistja e BBVK, Leonora Jakupi, ka zgjedhur ditën e dashurisë, Shën Valentinin, për të ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj.

Ndonëse njihet si një nga personazhet më të rezervuar sa i përket jetës private, këtë herë ajo ka bërë një përjashtim.

Prej vitesh, Leonora është në një lidhje dashurie, por gjithmonë ka preferuar që këtë pjesë të jetës ta mbajë larg syrit të mediave dhe opinionit publik.

Në foton e postuar së fundmi në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqet duke shtrënguar duart me personin e saj të zemrës, mbi një tufë gjigante me trëndafila të kuq.

Leonora Jakupi ndan foton e parë me të dashurin!