SHOWBIZZ

Leonora Jakupi rrëfen dilemat për rolin në BBVK4: “Ditën e parë desha të tërhiqesha”

Leonora Jakupi rrëfen dilemat për rolin në BBVK4:

Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur hapur për eksperiencën e saj si opinioniste në spektaklin Big Brother VIP Kosova 4, duke e cilësuar këtë rol si një sfidë të re dhe të papritur në karrierën e saj. Ajo zbuloi se ftesa për t’u bërë pjesë e formatit erdhi nga prezantuesi Alaudin Hamiti dhe se e pranoi menjëherë, pavarësisht se nuk kishte shumë njohuri për konceptin e programit.

Artistja tregoi se dita e parë nuk ishte aspak e lehtë, pasi u përball me pasiguri dhe dilema për aftësinë e saj për ta përballuar këtë përgjegjësi. Sipas saj, madje edhe miqtë e afërt e kishin pyetur pse kishte vendosur ta merrte këtë rol, ndërsa ajo vetë ndiente sikur nuk ishte e sigurt nëse i përkiste atij pozicioni.

Jakupi shpjegoi se fillimisht ishte fokusuar më shumë në analizimin e karaktereve të banorëve sesa në strategjinë e lojës, por me kalimin e kohës ka filluar ta shohë spektaklin edhe nga këndvështrimi i garës.

Ajo shtoi se shpreson që fitues të shpallet ai banor që arrin të tregojë autenticitet, lojë të pastër dhe të fitojë mbështetjen e publikut.