SHOWBIZZ

"Leyla" konfirmon romancën e re

"Leyla" konfirmon romancën e re  


Pas muajsh të tërë thashethemesh dhe aludimesh në mediat rozë, aktorja e njohur turke Cemre Baysel dhe piloti i garave, Cem Bölükbaşı, kanë konfirmuar më në fund lidhjen e tyre. Ky lajm i shumëpritur nga jeta personale e aktores së serialit "Leyla" erdhi përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kureshtjes së miliona ndjekësve.

Konfirmimi u bë përmes disa videove (reels) të shkurtra në Instagram, të realizuara gjatë një udhëtimi të fundit të çiftit në Londër. Në këto pamje, dyshja shfaqet në momente mjaft spontane dhe të qeta, larg pozave të studiuara.

Ata janë parë duke qeshur dhe duke shijuar kohën së bashku, të veshur thjesht, gjë që është vlerësuar lart nga fansat për natyrshmërinë dhe kiminë e tyre.

Zërat për një romancë mes tyre kishin nisur që gjatë vitit 2025. Në fund të dhjetorit të kaluar, ata u fotografuan së bashku në një restorant në Stamboll, moment që u cilësua nga mediat turke si “bomba e fundit e dashurisë për vitin”.

Megjithatë, deri në postimin e fundit nga Londra, asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

"Leyla" konfirmon romancën e re