SHOWBIZZ

Loredana thotë se s’ia ka ndaluar Mozzikut kontaktin me vajzën: Ka ardhur 100 herë për koncerte këtu dhe s’e ka takuar

Loredana thotë se s’ia ka ndaluar Mozzikut kontaktin me vajzën:

Loredana Zefi ka folur hapur për raportin me ish-partnerin e saj Mozzik gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit, "Mirëmbrëma yje", duke sqaruar çështjen e takimeve të tij me vajzën e tyre, Hana.

Artistja mohoi zërat se ia ndalon ish-partnerit kontaktin me fëmijën, duke pranuar se vetëm në ditët e para pas ndarjes, nën ndikimin e emocioneve, mund të ketë pasur reagime të nxituara. Sipas saj, prej vitesh ai e ka derën e hapur për ta takuar vajzën kur të dëshirojë, por shpesh nuk e ka parë këtë si përgjegjësi të tij.

"Vjen për ditëlindje, 100 foto e 'Urime zemra ime' dhe largohet. Ka ndodhur 100 herë, ka pasur koncerte këtu dhe s'e ka kaluar rrugën për të ardhur".

Loredana theksoi se zgjedh të mos flasë keq për të, sepse prioriteti i saj është mirëqenia e vajzës. Ajo shtoi se nuk dëshiron që Hana të lëndohet nga deklaratat publike dhe se preferon ta mbrojë derisa të rritet e të kuptojë vetë situatën.