SHOWBIZZ

Me një simbol dashurie, Getinjo zbulon lidhjen e re

Me një simbol dashurie, Getinjo zbulon lidhjen e re

Reperi i njohur Getinjo ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të fundit në Instagram.

Pas një periudhe larg zhurmës për sa i përket jetës së tij private, ai ka ndarë një foto ku shfaqet i përqafuar me një vajzë, duke formuar me duar simbolin e zemrës para pasqyrës.

Duket se Getinjo ka nisur një kapitull të ri dashurie, por identiteti i vajzës mbetet ende i fshehtë.

Lidhja e tij e fundit publike ishte me Vivien Thanon, raport që nisi gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.

Me një simbol dashurie, Getinjo zbulon lidhjen e re