SHOWBIZZ

Milano-Cortina 2026, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore

Milano-Cortina 2026, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore

Në stadiumin legjendar San Siro në Milano u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij eventi madhështor sportiv. Spektakli i hapjes u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Andrea Bocelli, Mariah Carey dhe Laura Pausini, ndërsa u bë një homazh për trashëgiminë italiane në muzikë, modë dhe kulturë.

Ceremonia përfshiu mbi 1,250 performues vullnetarë, 1,400 kostume të veçanta dhe u zhvillua paralelisht në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, duke sjellë një atmosferë unike për publikun mbarëbotëror.

Delegacionet e vendeve pjesëmarrëse parakaluan me flamujt e tyre, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë: Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Parakalimi i atletëve filloi me Greqinë dhe u mbyll nga Italia.

Ndërkohë, disa disiplina sportive kanë nisur garat që përpara ceremonisë, përfshirë curling, patinazhin artistik, hokej dhe snowboard. Atletë të njohur si Lindsey Vonn, Jordan Stolz dhe Nick Baumgartner janë në qendër të vëmendjes, me pritshmëri të larta për medalje.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm emra të rëndësishëm të politikës italiane dhe botërore, përfshirë zëvendëspresidentin e SHBA-së, J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Për Shqipërinë, emocionet janë të veçanta pasi vendi ynë përfaqësohet nga 4 skiatorë, Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.