SHOWBIZZ

Monika Kryemadhi flet për divorcin nga Ilir Meta: “Dy janë momentet e vështira në jetën time

Monika Kryemadhi flet për divorcin nga Ilir Meta: “Dy janë

Monika Kryemadhi ka folur hapur për divorcin me Ilir Meta gjatë një interviste në emisionin Top Story, duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira të jetës së saj, momenti tjetër ishte sëmundja.

Ajo u shpreh se, ndryshe nga sëmundja që e bëri të ndihej e brishtë, divorci e bëri të kuptojë forcën e saj dhe ta vazhdojë jetën pa u viktimizuar.

“Janë dy momente të vështira për jetën time. Një ka qenë sëmundja se aty kuptova sa e brishtë jam dhe e dyta ka qenë divorci, ku kuptova sa e fortë jam. Vendos në një balancë mundësitë e tua. Mund të bëja viktimën, por vendosa të eci përpara. Nuk më shkon shumë roli i viktimës, sepse është false, unë kam luftuar gjithmonë. E shkuara ka të bukurat e saj, por ka edhe ato të këqija. Zhgënjehet shumë kur gjendet një kauzë e vogël për ta distancuar ose larguar. Në jetë çiftet kanë uljet dhe ngritjet e tyre, nuk e mendoja që politika do të sillte divorcin tim."

Kryemadhi zbuloi edhe prapaskena politike, duke theksuar se marrëdhënia e tyre u ndikua nga dinamika brenda LSI, ku sipas saj mbështetja ishte më e madhe për Metën sesa për të.