
Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, Monika Kryemadhi i uroi publikisht ditëlindjen ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
Ajo theksoi se, pavarësisht ndarjes, nuk mund të mohojë 33 vitet e jetës dhe angazhimit politik që kanë ndarë së bashku.
Në mesazhin e saj, Kryemadhi i uroi Metës lirim sa më të shpejtë dhe rikthim në jetën politike, duke e cilësuar si “babai i fëmijëve të saj” dhe një figurë të rëndësishme në jetën e saj.
“24 marsi është ditëlindja e babait të fëmijëve të mi, ish-bashkëshortit tim dhe e presidentit të PL-së. Patjetër që urohet, pavarësisht gjërave, unë nuk mohoj 33 vite të jetës sime dhe luftës politike bashkë me të. Përfitoj nga rasti, t’i uroj ditëlindjen, lirim sa më të shpejtë dhe t’i kthehet jetës politike”, tha Monika Kryemadhi.



