SHOWBIZZ

Mossi dhunon fizikisht gazetarin Burim Pacolli, kërcënon në rrjetet sociale: Dua gjak e mish

Mossi dhunon fizikisht gazetarin Burim Pacolli, kërcënon në

Reperi “Mossi”, Gramos Krasniqi, dhe disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Nacionales, Burim Pacollin.

Kjo për arsye të analizave dhe recesioneve muzikore të Pacollit për pesë “freestyle-at më të fortë të Meriton Mjekiqit", në emisionin e këtij të fundit.

Në analizën e Pacollit “freestyle”-at e renditur ishin dy “diss”-at e reperit Betim Januzi “Buta” ndaj Mossi-t.

Pacolli u sulmua fizikisht te rrethi i “Interex”-it në Prishtinë teksa po kryente shërbimet personale bankare.

Gazetari i Nacionales reagoi publikisht duke thënë se Mossi ishte i shoqëruar nga 3-4 persona.

Ai falënderoi të gjithë ata që i kanë shkruar me shqetësim pas ngjarjes.

Kur sulmohet një gazetar, nuk është sulm veç ndaj individit, por ndaj idesë se dikush mund të flasë në transparencë absolute dhe në shërbim të diskursit publik.

Mossi, pas sulmit fizik ndaj Burimit, kërcënoi përmes rrjeteve sociale duke thënë se "do gjak e mish".

Mossi dhunon fizikisht gazetarin Burim Pacolli, kërcënon në

Së fundmi, ai i ka shkruar privatisht gazetarit duke i kërkuar ta heqë postimin në rrjetet sociale.

7 minuta ke për të fshirë atë postim edhe mos të më përmendësh më kurrë, sa të jetë jeta e gjatë më ke borxh, mbaje mend.

Mossi dhunon fizikisht gazetarin Burim Pacolli, kërcënon në