
Afrimiteti mes Mateos dhe Brikenën po rritet gjithnjë e më shumë. Dy banorët janë parë duke kaluar momente të afërta para gjumit, teksa mbanin duart dhe shkëmbenin gjeste të lehta përkëdheljeje.
Momentet e tyre kanë qarkulluar gjerësisht në rrjete sociale, ku fansat kanë komentuar “kiminë” mes tyre. Reagime kanë ardhur edhe nga familjarët: motra e Mateos, Kejsi, publikoi një foto të tyre duke mbajtur duart, të shoqëruar me mesazhin mbështetës:
“Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës”.

Ndjekësit kanë vënë re gjithashtu se familjarët e të dyve kanë nisur ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që është interpretuar si një shenjë miratimi për raportin e tyre të mundshëm.



