SHOWBIZZ

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare aktori James Van Der Beek

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare aktori James Van Der Beek

Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur për rolin kryesor në serialin Dawson’s Creek, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

Lajmin e konfirmoi familja e tij, duke theksuar se ai u nda nga jeta në paqe dhe me dinjitet.

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare aktori James Van Der Beek

I diagnostikuar në vitin 2023 me sëmundjen në fazë të tretë, ai e bëri publik lajmin vetëm një vit më vonë dhe gjatë kësaj kohe u angazhua për ndërgjegjësimin mbi kontrollet shëndetësore.

Van Der Beek ishte një nga figurat më të dashura të televizionit në fund të viteve ’90, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka sjellë reagime të shumta dhe homazhe nga kolegë e fansa në mbarë botën.