
Big Mama ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj, duke njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së saj, Emine Kasami.
Artistja e bëri publik lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shprehu pikëllimin e thellë për humbjen.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 20 mars, pas namazit të xhumasë, ndërsa familjarët, miqtë dhe dashamirët janë ftuar të marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.




