
Pas një periudhe rreth dyvjeçare larg intervistave dhe ekranit, Vesa Vllasaliu, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim të drejtpërdrejtë.
Ajo ishte e ftuar në Prive by Liberta Spahiu, ku foli hapur për zhvillimet më të fundit në jetën e saj personale dhe vendosi t’u përgjigjet zërave që kanë qarkulluar në media për një ndarje të mundshme.
Vesa i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre ka vazhduar normalisht dhe se nuk ka pasur krizë në çift.
Sipas saj, diskutimet për ndarje nisën nga një veprim i shpejtë në rrjetet sociale, i cili u interpretua gabimisht dhe u ekzagjerua.
Së fundmi, çifti është bekuar me një vajzë, Miresa.



