SHOWBIZZ

Ndërprerja e lidhjes me Dolcen, Lim Hoti 'fajëson' ëmbëlsinë

Ndërprerja e lidhjes me Dolcen, Lim Hoti 'fajëson'  


Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, ishte i ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, ku u përball me disa pyetje ngacmuese nga aktorët e programit lidhur me jetën e tij personale dhe raportet që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.

Gjatë bisedës u përmendën edhe dy nga vajzat me të cilat ai pati afrimitet gjatë lojës, Dolce dhe Alba Pollozhani.

I pyetur se pse nuk funksionoi lidhja mes tij dhe Dolces, Limi iu përgjigj situatës me humor.

Ai u shpreh se Dolce është një vajzë shumë e ëmbël, por duke qeshur shtoi: “Ëmbëlsia ndonjëherë kalon në diabet”, duke lënë të kuptohet se është më mirë të mbahet një farë distance.