Eriosti i grupit The Dreams, kthehet në Shqipëri pas 17 vitesh mungesë.
Eriost Ballushi, sot 42 vjeç, baba i dy fëmijëve, jeton në Itali, ku bën një jetë fare të zakonshme larg famës së dikurshme.
I famshëm jo vetëm si anëtar i grupit The Dreams, por edhe për karrierën solo, ku njihet bashkëpunimin me Sabianin me këngën Qerosi, Eriosti u gjend në Doktor Plastik për të mbjellë flokët.
Ai hapi zemrën dhe tregoi edhe historinë e jetës së tij. Se si humbja e nënës nga një sëmundje e rëndë e bëri të vendosë të largohej nga Shqipëria për të mos e kthyer më kokën pas.
Por, pas 17 vitesh, duke parë zhvillimin me hapa galopantë të mjekësisë në Shqipëri, ai kthehet pikërisht për një ndërhyrje mjekësore, atë të mbjelljes së flokëve.
Me xhirime që zgjatën për gati një vit nga procedura, rezultati i Eriostit në Doktor Plastik ishte mahnitës.



