SHOWBIZZ

Një muaj pas hemorragjisë në tru, Dajana Kalo thyen heshtjen me një mesazh përulësie e force

Një muaj pas hemorragjisë në tru, Dajana Kalo thyen heshtjen me

Rreth një muaj më parë, modelja e njohur shqiptare pësoi hemorragji në tru. Gjendja e saj e ndërlikuar shëndetësore e detyroi familjen të kërkonte ndihmë duke grumbulluar 200 mijë euro nëpërmjet GoFundMe.

Për herë të parë nga episodi i vështirë, Dajana ka thyer heshtjen duke ndarë në rrjetet sociale copëza prej kësaj periudhe. Në fotot e postuara, ajo shihet në spital, në gjendje të lodhur, të rraskapitur, herë në karrige me rrota, herë në krahët e njerëzve të dashur a duke ecur me paterica, por në shumë prej tyre, e buzëqeshur.

Qartazi, siç shprehet edhe në shkrim, Dajana po përpiqet të kalojë këtë sprovë pa e humbur optimizmin. Modelja shkruan se gjithçka ka shkuar mirë dhe është besimplotë se do të vijojë kështu. Ajo ka falënderuar përzemërsisht këdo që e ka ndihmuar të kurohet në një nga spitalet më të mira dhe është tejet mirënjohëse.

Hi të dashur,

Po përpiqem të rikthehem sërish…
Nuk e di pse kam kaq shumë emocione dhe e kam pak të vështirë të shprehem, por e ndjej nga zemra ta bëj këtë post.

Faleminderit nga thellësia e shpirtit për mundësinë që më dhatë që të kurohesha në një nga spitalet më të mira. Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe do vazhdojë të shkojë edhe më mirë vetëm me pozitivitet, siç më njihni. Ashtu do vazhdoj të jem.

Nuk gjej fjalë për të përshkruar sa mirënjohëse jam ndaj jush… dhe ndaj Zotit

Do shihemi shumë shpejt me më shumë dritë, më shumë energji dhe një version edhe më të fortë të vetes sime.

Ndonjëherë është në rregull të mos jemi të fortë… vetëm që të kuptojmë sa forcë mbajmë brenda nesh si qenie.

Me dashuri,
Dajana.