
Françeska Murati duket se e ka lënë përfundimisht pas krahëve periudhën e vështirë të ndarjes nga bashkëshorti. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3” dhe opinionistja aktuale e Fan Club, ka ngritur dyshime të forta se zemra e saj është “ngrohur” sërish.
Në një intervistë me ndjekësit në rrjetet sociale, një prej tyre e ka pyetur: “Se ç’ke marrë një shkëlqim kohët e fundit, çfarë ka ndodhur në jetën tënde?”
Françeska ka dhënë një përgjigje që sigurisht nuk zbulon gjithçka, por lë të hapur mundësinë se ka të reja në jetën personale.
“Të të duan dhe të të respektojnë siç e meriton, të bën të shkëlqesh”, ia ka kthyer ajo.
Ndërkohë ajo ka ndarë edhe një postim me një buqetë të madhe lulesh:
Kur një derë mbyllet, një tjetër më e mirë hapet. Ndihem e bekuar që universi më solli gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe më shumë.



