
Rabea, bashkëshortja e Mirit, ka reaguar sërish për raportin e tyre gjatë një interviste në Big Brother Radio.
Ajo u shpreh se shumë njerëz pyesin pse Miri nuk flet shpesh për të apo për marrëdhënien e tyre në Big Brother VIP Albania, duke theksuar se për ta dashuria është diçka e shenjtë dhe shumë personale.
Sipas saj, dashuria e tyre nuk ka nevojë të shfaqet vazhdimisht në publik.
"Kam dëgjuar shumë që thonë se përse Miri nuk flet shumë shpesh për mua ose për dashurinë tonë dhe unë thjesht dua të them që për mua edhe për Mirin dashuria jonë është një gjë shumë e shenjtë, ashtu siç është edhe familja jonë", u shpreh ajo.
"Prandaj nuk flasim gjithë kohën sepse dashuria e vërtetë nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme. Ajo dashuria që kemi ne është mes ne të dyve dhe nuk është diçka që duhet të shprehet 24 orë, por është diçka që e kemi shumë të veçantë dhe prandaj nuk mund të dalësh atje dhe të flasësh për dashurinë. Vetëm unë dhe Miri e dimë se sa e vërtetë është dashuria jonë".
Deklarata e saj vjen pasi u shfaq deklarata e disa javëve më parë ku Miri, në dhomën e rrëfimit, la të kuptohej se kishte ndjenja për Selinën, gjë për të cilën më pas tha se i referohej lojës.



