Pasi Rudina Xhunga u largua nga studioja e "Rudinës", në median e saj, Dritare TV është publikuar një përditësim për gjendjen shëndetësore të gazetares.
Në shkrim sqarohet se gjendja shëndetësore e Xhungës është stabilizuar dhe se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Jeni shumë që na keni shkruar për shëndetin e drejtueses së DritareTV, Rudina Xhunga pasi gjatë intervistës live në emisionin Rudina në TV Klan, nuk u ndje mirë. Duam t’ju themi të gjithëve se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin është e qetë dhe nën kujdesin e mjekëve! Faleminderit te gjitheve!




