
Pas momentit të diskutuar në Big Brother VIP Albania 5, ku Mateo i dha një puthje Brikenas dhe ajo u largua menjëherë, ka reaguar edhe familja e saj.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ata theksuan se reagimi i Brikenës ishte krejtësisht normal dhe nuk duhet interpretuar si dramë, por si një moment sikleti që mund t’i ndodhë çdo vajze, sidomos nën presionin e kamerave.
Familjarët shtuan se eksperienca në një ambient të izoluar dhe me ekspozim të lartë mediatik ka ndikuar në gjendjen emocionale të saj.
Njëkohësisht, ata dolën në mbrojtje të Mateos, duke kërkuar që të shmangen interpretimet negative dhe duke theksuar se ai nuk ka treguar sjellje të papërshtatshme apo të dhunshme.
Në fund, familja bëri thirrje për më shumë mirëkuptim nga publiku, duke e konsideruar situatën si një moment emocional mes dy të rinjve në një rrethanë jo të zakonshme.




