
Kanë kaluar katër muaj nga ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, një humbje që vijon të ndihet thellë në muzikën shqiptare dhe tek të gjithë ata që e kanë dashur.
I njohur për energjinë në skenë dhe këngët që shoqëruan breza, ai mbetet një figurë e paharrueshme, ndërsa kujtimi i tij vazhdon të jetojë përmes muzikës dhe dashurisë së publikut.
Në këtë përmujor të dhimbshëm, bashkëshortja e tij Selvije Jao ka ndarë një mesazh prekës, ku shpreh mallin dhe dhimbjen që nuk është zbehur me kohën. Ajo theksoi edhe lidhjen e veçantë që artisti kishte me djalin e tyre, Roelin, duke e cilësuar si gjithë botën e tij.
“Shpresoj që je duke vallëzuar në qiell. Për botën ishte ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti. 4 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë Shpat”, ka shkruar ajo.



