SHOWBIZZ

Përplasja e parë mes kunatave, Greta debaton me Selin: Pse të djeg për Mirin?

Përplasja e parë mes kunatave, Greta debaton me Selin: Pse të

Në Big Brother VIP 5, Selin dhe Greta patën debatin e parë mes tyre. Greta, si lidere e shtëpisë, vendosi që Selin dhe Mateo të merreshin me lavanderinë dhe nuk e shpëtoi Selin gjatë zinxhirit, duke përmendur emrin e Kristit.

Ndërsa Greta po fliste me Mirin, ajo përmendi edhe Selin, e cila ishte aty pranë. Selin reagoi menjëherë, duke i kërkuar Gretës të flasë direkt me të për çfarëdo loje dhe të mos përmendte emrin e saj te të tjerët

"Unë personalisht, edhe mbrëmë kur po flisnim për zinxhirin, i thashë se nëse do niste zinxhiri tek unë, para Gretës nuk do të të shpëtoja ty. Nëse do të flasësh për lojën time, hajde fol me mua. Nëse do të flasësh me Mirin, fol me Mirin për Mirin", -tha Selin.

Greta-Mirit: Pse nuk të tha Selin për shembull mos e nomino Gretën

Selin: Unë personalisht, edhe mbrëmë kur po flisnim për zinxhirin, i thashë se nëse do niste zinxhiri tek unë, para Gretës nuk do të të shpëtoja ty. Nëse do të flasësh për lojën time, hajde fol me mua. Nëse do të flasësh me Mirin, fol me Mirin për Mirin

Selin: Atëherë mos e përmend emrin tim

Greta: Selin nuk të kam ulur kurrë

Selin: Ai po thotë ‘pse e le në nominim?’

Greta: Se bëra zgjedhjet e mia

Selin: Ok, nëse dal unë thua ‘është loja ime’

Greta: Më fal, kam ardhur me ju bërë fresk Mirit dhe ty?

Selin: Për Mirin bëj ça të duash, për freskun tim nuk kam nevojë, biles dua të ngrohtë se për fresk kam vetë

Greta: Kur më vjen keq si femër, normalisht do të mbroj

Selin: Prandaj të erdhi keq si femër dhe më le me Mateon. Se si femra femrës me atë klip që pe mbrëmë, më le me Mateon në një dhomë dy me dy

Greta: Ke qëndruar në krevat me Mirin moj. Ishe në lavanderi. Oj motër, nuk po bën gjë të keqe

Selin: Oj motër, është puna jote

Greta: Është lavanderi, fut çarçafët, merr çarçafët

Selin: Është puna jote, është loja jote

Greta: Nuk është gjë e keqe, ti ke kaluar limite të tjera

Selin: Po të them është puna jote, loja jote, bëj çtë duash. Po të them faleminderit që më le pas atij klipi me Mateon

Greta: Pse të djeg për Mirin?