
Programi “Me prit të dielën” me Ermal Peçi vazhdon të jetë takimi ku personazhet e ekranit jo vetëm rrëfehen, por ndajnë edhe të pathënat nga jeta e tyre publike. E radhës ishte Enxhi Nasufi, e cila ndau për herë të parë detaje nga largimi i saj nga programi i mëngjesit në Top Channel.
Pyetjes së Ermalit se publiku duhet të dijë të vërtetat rreth përplasjes fizike (siç u aludua) me kolegen e saj, Enxhi zgjodhi t’i përgjigjet:
E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje.
Por a komunikon ajo sot me ish-kolegën, Neada Muça? “A përshëndetesh ti me atë sot, p.sh. nëse je në të njëjtin ashensor me të?” – pyeti Ermali.
Jo. Për një arsye shumë të thjeshtë: unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë.




