SHOWBIZZ

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin, zbulohen detajet e unazës dhe fustanit të nuses

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin, zbulohen detajet e

Pas fejesës së mbajtur në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe e fejuara e tij, Blerta Celibashi, po përgatiten për ceremoninë e martesës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë princi për revistën franceze Point de Vue, ku ai ka treguar se dasma do të zhvillohet brenda pak muajsh dhe do të ruajë të njëjtën frymë intime si fejesa, larg bujës dhe formaliteteve të tepërta.

Sipas tij, prioriteti i çiftit është thjeshtësia dhe ndarja e këtij momenti me njerëzit më të afërt, në një atmosferë autentike dhe të veçantë.

Një detaj simbolik është se unaza e fejesës është nga shtëpia prestigjioze Tiffany & Co., ndërsa fustani i nusërisë do të realizohet nga një stiliste e njohur kosovare, në nder të kujtimit të Mbretëreshës Geraldinë.