
Ka nisur zyrtarisht edicioni i tretë i Ferma VIP, duke sjellë rikthimin në ekran të Arbana Osmanit, këtë herë nën logon e Vizion Plus, pas një karriere të gjatë në Top Channel. Ky ndryshim ka sjellë një frymë të re në format.
Një nga emrat më të përfolur për këtë sezon ishte Fero, i cili ndryshe nga si u tha, nuk u bë pjesë. Thuhet se për reperin madje janë bërë përpjekje konkrete nga produksioni për ta bërë pjesë të spektaklit. Megjithatë, mësohet se në momentet e fundit marrëveshja nuk u arrit për shkak të çështjeve financiare, duke sjellë tërheqjen e tij.
Në vend të tij, aventura në fermë ka nisur me disa figura të njohura të artit dhe jetës publike, të cilët pritet të sjellin dinamika interesante dhe histori personale gjatë rrugëtimit të tyre.



