
Fjolla Morina ka ndarë një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale, duke folur hapur për një nga periudhat më të vështira që ka kaluar.
E ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqi, ajo tregoi për eksperiencën e saj në burg në Lipjan, duke e cilësuar si një fazë të vështirë, por që arriti ta përballojë.
Artistja u shpreh se nuk kishte hyrë për një vepër të qëllimshme, por për një situatë që i kishte ndodhur, ndërsa theksoi se gjatë qëndrimit është trajtuar me respekt nga stafi dhe ka marrë edhe mbështetje psikologjike.
“Ajo ka qenë eksperiencë e keqe e imja të cilën unë e kam kaluar shumë rëndë. Më ndodhi. Unë nuk kam hyrë për gjë të keqe, për një gjë që më ka ndodhur. Kam kaluar shumë mirë, stafi aty më kanë respektuar, çmuar më kanë veçuar. Janë kujdesur edhe në anën psikologjike. Kam kaluar shumë mirë, jo keq”.
Gjatë asaj kohe, Fjolla tregoi se ishte fokusuar tek vetja, duke shmangur kontaktet e shumta dhe duke ruajtur një rutinë të rregullt me ushqim, gjumë dhe aktivitet fizik.
“Pata zgjedh me qenë veç vetë, më pak komunikime me njerëzit, vetëm me psikologët. Kam ushtruar, kam ngrënë me rregull, kam fjetur mirë”.



