
Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të rremë që qarkulloi në mediat online, ku pretendohej gabimisht se ajo kishte ndërruar jetë.
Një portal publikoi një foto të saj të shoqëruar me pamje nga një aksident dhe një titull tronditës, duke shkaktuar panik te familjarët dhe ndjekësit.
Artistja e cilësoi këtë si të papranueshme, duke theksuar se situata mund të kishte pasoja serioze nëse ajo nuk do të kishte pasur mundësi të reagonte menjëherë.

Rozana theksoi se nuk do të tolerojë më asnjë portal që shpif qoftë edhe gjënë më të vogël për të.



