SHOWBIZZ

Sara Gjordeni surprizon Eglin në BBVA

Sara Gjordeni surprizon Eglin në BBVA

Ish-banorja e edicionit të kaluar të BBVIP, Sara Gjordeni, ka befasuar publikun dhe banorët e BBVA4 me një mesazh surprizë për Eglin, që u lexua në rubrikën "Big Love".

Me fjalë të ngrohta dhe mbështetje të hapur, Sara ka treguar se ndjek rrugëtimin e Eglit, duke i dhënë asaj forcë në këtë pikë të garës!

"Dallgët nuk e mbytin një varkë, ajo fundoset vetëm nëse një gropë hapet brenda saj. Sara Gjordeni", -shkruhej në mesazh.

Ndërkohë, Egli nuk e fshehu emocionin dhe u shpreh.

“Të përqafoj, të fala ty dhe Bardhit, ma puth bebushen!”

Kujtojmë që Sara ishte një nga emrat më të komentuar në edicionin e kaluar të BBVIP.