
Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një shembull i rrallë i harmonisë mes jetës private dhe asaj profesionale. Sara ka bërë një deklaratë të ndjerë në një intervistë për NewsBomb për bashkëshortin e saj, duke treguar se dy vitet intensive të punës së përbashkët në “Big Brother VIP Albania” kanë qenë një udhëtim i bukur dhe sfidues.
"Dy vjet punë intensive në Big Brother me Ledionin kanë qenë një rrugëtim i bukur, por edhe sfidues. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash punën dhe jetën me të njëjtin person, por kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij, çdo ditë, dhe ndihem me fat që kam pasur mundësinë të jem në një proces krijues përkrah dikujt që është i saktë, vizionar dhe i përkushtuar. Nuk ka dy si Ledioni dhe këtë e them me gjithë bindje si dikush që ka kaluar 11 vjet pranë tij, duke u rritur së bashku, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht", -u shpreh Sara.
Sara dhe Ledioni duket se e kanë gjetur formulën e suksesit!



